Ankthi është një nga gjendjet e vështira emocionale me të cilin ballafaqohen pothuajse të gjithë njerëzit. Është ndjenjë shqetësuese ku njeriu është gjithnjë i frikësuar, nervoz dhe në panik përballë situatave të përditshmërisë. Nga ankthi gjërat na duken më keq seç janë duke na e vështirësuar kështu jetën dhe duke humhur besimin në vetvet. Pra, anthi vetëm se vështirëson jetën e njeriut. Kjo situatë shpesh është e pakontrollueshme andaj na duhet një trajtim bimor si ndihmë për ta tejkaluar në mënyrën më të mirë të mundshme. Ankth përjetojnë të gjithë njerëzit pavarësisht moshës. Simptomat që mund të na shfaqen kur kemi ankth janë: ndjenjë nervozozizmi, ndjesi trazimi të stomakut, tharje e gojës, djersitje e tepërt, humbue oreksi, rrahje e shpejtë e zemrës, dridhje të duarv, ndjenja e mbingarkesës ose frikës, këputje të këmbëve dhe lodhje.
Bima që bën mrekulli në çështjen e ankthit, gjumit dhe stresit është bari i bletës ndryshe i njohur si Milca. Kjo bimë përmban flavonoide, monoterpene, acid kafeik, taninë, triterpene, të cilët ia lehtësojnë njeriut këtë problematikë. Kjo bimë mund të kombinohet dhe me bimë të tjera për një efekt më të fuqishëm.
