Infeksionet Urinare: Shkaktarët dhe Kurat për të

Infeksionet urinare, ose bakteriet në veshkë apo në kanalet urinare. Ka shkaktar të ndryshëm që shkaktojnë infeksione në traktin urinar por më e shpeshta është bakteria Esheriakoli, e cila gjendet në përqindje % më të madhe tek të sëmurët. Këto bakterie ne mund t’i marrim në forma të ndryshme, sidomos nëpërmjet ushqimit të papastruar dhe të palarë mirë, kryesisht kjo ndodh tek frutat dhe perimet. Këto bakterie kalojnë nga sistemi i jashtëqitjes në sistemin urinar.

Personat të cilët më të rrezikuar nga kjo sëmundje janë thuajse të gjithë, por kryesisht janë personat me diabet, gratë shtatëzëna dhe gratë në menopauzë. Simptomat  janë të shprehura me urinim të shpeshtë dhe me dhimbje, djegie gjatë urinimit, dhimbje në kurriz, urina duket e turbullt si me rërë ose dhe me gjak. Shpesh ndodh që fëmijët, femrat por dhe të rriturit të kenë dhimbje të vazhdueshme në fund të barkut. Trajtimi i kësaj sëmundjes me kohë është gjëja më e mirë që mund të bëjmë që mos lëmë këto bakterie të vazhdojnë dhe të shumohen apo të shkojnë në veshkë, andaj duhet të gjejmë bimët e duhura të cilat do na ndihmojnë ta tejkalojmë këtë sëmundje me shumë lehtësi.

Leave a Comment

Item added to cart.
0 items - ден0.00