Koliti, ose ndryshe e njohur si zorra e irrituar apo skuqje e zorrës së trashë, është një nga sëmundjet më të shpeshta me të cilin njerëzit ballafaqohen. Kjo sëmundje nuk njeh moshë dhe nga ai mund të preken moshat më të reja. Koliti shoqërohet me disa simptoma siç janë: dhimbjet e barkut, diarreja, kapsllëku, gazra në aparatin tretës, fryrje zorrësh dhe një çrregullim total të zorrës së trashë. Shumicën e rasteve sëmundja agravon sa që mund të formohen puçra ose të kemi dhe hemoragji. Nëqoftëse personi ka disa nga këto simptoma mund ta kuptojë se shqetësimi i tij ka të bëjë me kolitin.
Mënyra më e mirë për ta trajtuar është nëpërmjët bimëve natyrore. Gjëja parësore që duhet të bëjë njeriu është rregullimi i ushqimit duke e kontrolluar atë. Kemi dy bimë siç janë mendra dhe borziloku, shumë të dobishme të cilat duhet të përdoren në përditshmërinë e njeriut, qoftë si çaj ose si erëza në gjellë duke shpëtuar veten nga përparimi i sëmundjes. Por, ndodh shpesh që nga mungesa e kujdesit, sëmundja të jetë zhvilluar mjaftueshëm e cila tashmë kërkon një trajtim më të thellë dhe të detajuar.